Bota

Akuzat për krime lufte, ish-krerët e UÇK-së sërish dalin para Gjykatës Speciale në Hagë! Palët përplasen për afatet e

21 Korrik 2021, 07:32 Nga DOSJA
Akuzat për krime lufte, ish-krerët e UÇK-së sërish

HAGË– 3 orë e 40 minuta ka zgjatur seanca e sotme ndaj ish-kreëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës. Seanca filloi në orën 15:20, por edhe kësaj herë ish-krerët e UÇK-së nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, megjithatë ndoqën gjithçka online. Në sallë ishin të pranishëm vetëm pala mbrojtëse, prokuroria dhe gjyqtarët.

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria nuk ka ende një datë specifike se kur do të nisë gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa gjyqtari Nicolas Guillou konfirmimin për afatin e muajit tetor për dorëzimin e dosjes paraprake. Palët mbrojtëse të ish-liderëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli janë ankuar për dorëzimet me vonesë të materialeve.

Avokati i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, në seancën e sotme paragjyqësore tha se Prokuroria e ka pranuar se nuk ka prova kundër Veselit, duke kërkuar lirimin e klientit të tij, por kjo gjë hedhur poshtë menjëherë nga prokurorët. Në përfundim të kësaj seancë gjykatësi Nicola Guillou, propozoi që konferenca e ardhshme të zhvillohet në 13 ose 14 shtator. Kërkesë me të cilën është dakorduar edhe prokuroria, ndërsa për nisjen e gjyqit nuk ka një datë.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

(I.A/E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi hashim thaci jakup krasniqi kadri veseli kosova ne hage rexhep selimi

Sondazh

Poll