Bota

Paralajmërimi i Erdogan për Varosin/ Qeveria gjermane i bën thirrje Turqisë të respektojë Rezolutat e Kombeve të Bashkuar

21 Korrik 2021, 16:57 Nga DOSJA
Paralajmërimi i Erdogan për Varosin/ Qeveria gjermane i bën

GJERMANI- Njoftimi i Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për një hapje të pjesshme të Varos është parë si një ‘shqetësim i madh’ për qeverinë gjermane. Mediat e huaja raportojnë se Gjermania i kërkon Turqisë të respektojë rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Duke iu përgjigjur një pyetje nga Agjencia ‘Athinë-Maqedonase’, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane Christopher Burger tha se qeveria gjermane kishte “mbështetur intensivisht” dialogun.

“Ne gjithmonë kemi theksuar që, çështjet e diskutueshme në Mesdheun Lindor mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut konstruktiv. Ne i bëjmë thirrje Turqisë që t’i përmbahet të gjitha rezolutave dhe t’i dorëzojë kontrollin e rajonit UNFICYP. Sipas mendimit tonë, hapat e njëanshëm nga Turqia nuk janë të dobishme,”– tha Burger. Më pas, ai shtoi se qeveria Gjermane i sheh hapat e Turqisë si pengesë për të rifilluar bisedimet mbi çështjen e Qipros.

Varos, është një lagje jugore e braktisur e qytetit qipriot të Famagustës. Para vitit 1974, ishte zona moderne turistike e qytetit. Banorët e zonës u larguan gjatë operacionit turk ndaj Qipros në 1974, kur qyteti i Famagusta u vu nën kontrollin e Turqisë, duke mbetur i braktisur që prej asaj kohe. 

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota christopher burger rexhep taip erdogan unficyp christopher burger rexhep taip erdogan unficyp

Sondazh

Poll