Bota

Emigrantët qepin gojën dhe refuzojnë ujin në Belgjikë, greva e urisë rrezikon qeverinë

21 Korrik 2021, 12:56 Nga DOSJA
Emigrantët qepin gojën dhe refuzojnë ujin në Belgjikë,

BELGJIKË– Qindra emigrantë pa dokumenta janë futur në grevë urie në Bruksel për dy muajt e fundit për të kërkuar të drejtat e qëndrimit, ku kanë filluar të refuzojnë ujin.

Rreth 400 emigrantë, shumë prej të cilëve kanë qenë në Belgjikë për vite, janë dobësuar tashmë pasi kanë refuzuar ushqimin që nga 23 maj, dhe tre të katërtat e tyre vendosën të Premten të ndalojnë marrjen e ujit ose pikave të kripës.

Sipas Guardian, kryeministri Alexander de Croo ka refuzuar të bëjë ndonjë përjashtim nga procedurat normale të azilit dhe imigracionit për grevistët e urisë. Por dy nga shtatë partitë e koalicionit, Socialistët dhe të Gjelbrit, thonë se ai është shumë i papërkulur dhe legalist. Ata thonë se nëse ndonjë vdes, ata do të lënë koalicionin, duke e lënë qeverinë të paaftë për të mbijetuar.

Emigrantët janë kryesisht nga Azia e Jugut dhe Afrika e Veriut, dhe disa kanë qenë në Belgjikë për më shumë se një dekadë.

Sammy Mahdi, një ministër i ri për azilin dhe emigracionin, ka caktuar një ndërmjetësues dhe ka caktuar një vend ku emigrantët mund të shkojnë për të marrë informacion në lidhje me të drejtat e tyre dhe si të marrin statusin zyrtar.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota alexander de croo emigranten ne belgjike sammy mahdi alexander de croo emigranten ne belgjike sammy mahdi

Sondazh

Poll

Bota 21 Korrik 2021, 12:45

RUSI– Një tualet i punuar me ar është gjetur në vilën e një drejtori policie të një rajoni në Rusi të arrestuar për akuzën e korrupsionit. Vila superlukso...