Sport

Milwaukee kampion në NBA! Giannis mposht Suns, titulli i parë pas 50 vitesh

21 Korrik 2021, 05:25 Nga DOSJA

SHBA – Të nxitur nga një legjendar si Giannis Antetokounmpo, Milwaukee Bucks fituan titullin e dytë NBA në historinë e tyre (mungon për 50 vjet, që nga viti 1971), që nga koha kur në këtë skuadër luante legjenda Kareem Abdul-Jabbar.

Bucks mundi Phoenix Suns 105-98 në shtëpi, duke e çuar rezultatin në 4-2, në shtatë ndeshjet finale. Anësori Giannis me origjinë greke, mbretëroi gjatë gjithë lojës si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Ai arriti një nga paraqitjet nga më goditëse në historinë e NBA-së me 50 pikë (vetëm gjashtë basketbollistë të tjerë e kishin arritur në një finale), 14 kërcime dhe 5 bllokime.

Giannis Antetokounmpo, Thanasis dhe Kostas, janë tre vëllezërit Antetokounmpo në NBA, të cilët, që të gjithë kanë fituar nga një titull. Jo keq për tre fëmijë që u rritën në varfëri, në kufijtë e një shoqërie që tani i idolizon ata.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport giannis antetokounmpo kareem abdul-jabbar milwaukee bucks phoenix suns giannis antetokounmpo kareem abdul-jabbar milwaukee bucks phoenix suns

Sondazh

Poll