Sport

VIDEO/ Champions UZUNI, jo vetëm tre golat me Prishtinën, sulmuesi shqiptar i shënon edhe kampionëve të Lituanisë

20 Korrik 2021, 19:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Champions UZUNI, jo vetëm tre golat me Prishtinën, sulmuesi

HUNGARI-Myrto Uzuni vazhdon të mahnisë Ferencvarosin me paraqitjet e tij. Pas tre golave me Prishtinën në raundin e parë të Champions League, sulmuesi shqiptar nuk ndalet as ndaj kampionëve të Lituanisë, Zalgiris.

Sulmuesi beratas realizoi golin e parë të hungarezëve duke shfrytëzuar më së miri një pasim të shokut të skuadrës Mae, për të goditur saktë nga afro 11-metra duke dërguar topin në krahun e majtë të pjesës së poshtme të portierit.

 

Ferencvárosi TC 1-0 FK Žalgiris
25′ Myrto Uzunihttps://t.co/V5fUfholRD#SofaScore #FTC #ZAL

— LudaLunaLuduje (@mandrrilo) July 20, 2021

25-vjeçari vazhdon të tregojë formë fantastike pas ku pas tripletës të realizuar ndaj Prishtinës pak ditë më parë, realizon golin e katërt në dy ndeshje në Champions.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ferencvaros uzuni ferencvaros uzuni

Sondazh

Poll