Sport

Covid-19 prish planet e Arsenal, klubi anglez nuk udhëton në SHBA për “Kupën e Florida-s”

20 Korrik 2021, 21:00 Nga DOSJA
Covid-19 prish planet e Arsenal, klubi anglez nuk udhëton në SHBA

ANGLI-Covid-19 prish planet e para-sezonit të Arsenal. Për shkak të pozitivitetit të disa anëtarëve të ekipit, klubi anglez ka anulluar turnen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka hequr dorë nga ndeshjet miqësore, duke përfshirë ndeshjen e planifikuar fillimisht më 25 korrik kundër Interit në Kupën e Florida-s.

Sipas tabloidit anglez ‘The Athletic’, topçinjtë kanë vendosur të anulojnë angazhimet e tyre për shkak të një serie rastesh që u përhapën në orët e fundit pak para se të niseshin për në Shtetet e Bashkuara.

Londinezët duhej të luanin kundër kampionëve të Italisë të dielën më 25 korrik dhe më pas kundër Milionarios ose Everton të mërkurën më 28 ​​Korrik, por të dy ndeshjet tani janë anulluar.Një emergjencë që nga njëra anë do të detyrojë organizatorët e Kupës së Floridës të kërkojnë shpejt një klub tjetër për të zëvendësuar klubin anglez.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli arsenal angli arsenal

Sondazh

Poll