Sport

25 vjet në Lojërat Olimpike, njihuni me futbollisten braziliane që po thyen çdo rekord

20 Korrik 2021, 19:07 Nga DOSJA
25 vjet në Lojërat Olimpike, njihuni me futbollisten braziliane

BRAZIL-Miraildes Maciel Mota, e njohur nga të gjithë si Formiga, do të hyjë në historinë e Lojërave Olimpike. Më datë 21 korrik Brazili do të debutojë kundër Kinës, ndërsa futbollistja do të bëhet sportistja e parë në të dy gjinitë që do të marrë pjesë në shtatë Olimpiada.Ajo nuk ka humbur një edicion të vetëm që nga Lojërat e Atlantës 1996.

Është një rekord i jetëgjatësisë që nuk ka të barabartë në një sport siç është futbolli ndërsa për disiplinat individuale ka atletë, të cilët kanë marrë pjesë në shtatë ose më shumë edicione. Rekordi është i kanadezit Ian Millar, i cili mori pjesë në dhjetë edicione.

Prania e saj në Tokio do ta bëjë atë lojtaren më të vjetër (43 vjeç) për të marrë pjesë në një edicion të Olimpiadës, duke tejkaluar bashkatdhetaren Meg, e cila në moshën 40 vjeçare e 213 ditë ishte në fushë në Lojërat Olimpike në Atlanta në vitin 1996.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport miraildes maciel mota tokyo 2020 miraildes maciel mota tokyo 2020

Sondazh

Poll