Sport

Napoli i bën nderimet e duhura Maradonës, inagurimi i stadiumit më 29 korrik së bashku me statujën

20 Korrik 2021, 19:53 Nga DOSJA
Napoli i bën nderimet e duhura Maradonës, inagurimi i stadiumit

ITALI– është vendosur data e inaugurimit të stadiumit Diego Armando Maradona. Më 29 korrik, ditën e enjte ora 19:00, qyteti i Napolit do të mirëpresë emrin e shtëpisë së re të klubit napolitan.

Ekipi napolitan, në fakt e ka përuruar emrin e stadiumit, por nuk kishte prerje shiriti për të zyrtarizuar gjithçka. Jo vetëm kaq, në mbrëmjen e 29 korrikut do të zbulohet statuja kushtuar Maradonës dhuruar nga artisti Mimmo Sepe për komunën.

Është e mundur që për të shoqëruar inaugurimin të ketë edhe një shfaqje për ta bërë mbrëmjen për nder të Diegos edhe më të veçantë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport maradona napoli maradona napoli

Sondazh

Poll