Sport

VIDEO/ Nga Ronaldinho te Roberto Carlos, çfarë shfaqjeje në “El Classicon” e Legjendave

20 Korrik 2021, 20:22 Nga DOSJA

IZRAEL-Klasikja e Legjendave midis ish-lojtarëve të Real Madrid dhe Barcelonës luajtur këtë të martë në Izrael përfundoi me shifrat 2-3 në favor të madrilenëve. Në një shfaqje nostalgjie të gjithë tifozët u argëtuan me figura të kalibrit të lartë si Ronaldinho, Rivaldo, Deco, ndër shumë të tjerë, te Real Madrid ishin Roberto Carlos ose Figo.

Para 25,000 spektatorëve në Tel Aviv, spektatorët kënaqeshin me lojtarë që dhanë shumë pavarësisht moshës duke treguar edhe një herë klasin në këmbët e tyre. Golat e takimit u shënuan nga Ronaldinho dhe Mateu, ndërsa për Real Madrid shënuan Munitis, Alfonso dhe golin e fundit e realizoi Ruben de la Red.

BARCELONA
Sipër, nga e majta në të djathtë: Frank De Boer, Coco, Rivaldo, Angoy, Óscar Arpón, Tortolero, Okunoëo, Miquel Soler, Guzmán.

Poshtë, nga e majta në të djathtë: Jofre, Saviola, Deco, Mendieta, Ronaldinho, Goico, Juan Carlos, Dehu dhe Amor.

REAL MADRID

Sipër, nga e majta në të djathtë: José Emilio Amavisca, Luis Milla, Antonio Núñez, Iván Campo, Rubén De la Red, Alex Pérez, Fernando Sanz, Martín Vázquez dhe Jordi Codina.

Poshtë, nga e majta në të djathtë: Pedro Munitis, Enrique Velasco, Roberto Carlos, Alfonso Pérez, Alberto Rivera dhe Luis Figo.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport barcelona real madrid barcelona real madrid

Sondazh

Poll