Sport

VIDEO / Vllaznia mbërrin në Qipro, “Ishullin e Afërditës”…

21 Korrik 2021, 04:11 Nga DOSJA

QIPRO – Pas një udhëtimi relativisht të lodhshëm, me avion dhe autobus, rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm, skuadra shkodrane e Vllaznisë ka mbërritur në Limasol të Qipros, ku nesër, në orën 19:00, do të përballet me skuadrën AEL të këtij qyteti, ndeshje kjo e vlefshme për turin e dytë të “UEFA Conference League”.

Avioni çarter i Vllaznisë, është shkëputur rreth orës 1 të mëngjesit nga pista e aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit, ku pas 2 orësh fluturim është ulur në aeroportin qipriot të Larnakës. Që andej skuadrës shkodrane i është dashur të udhëtonte edhe 1 orë me autobus për të përshkuar 77 km dhe mbërritur në qytetin e Limasolit.

Pas sistemit të Vllaznisë në hotelin e rezervuar, trajneri Thomas Brdariç i ka udhëzuar futbollistët shkodranë të pushojnë, për të qenë të gatshëm për stërvitjen, apo njohjen me stadiumin dhe terrenin e lojës, e cila me gjasa do të zhvillohet në orarin e ndeshjes së nesërme.

Të enjten e nesërme, në orën 19:00, në stadiumin “Venue Tsirion Athlítiko Kentro” të Limasolit, nën drejtimin e gjyqtarit danez Mads-Kristoffer Kristoffersen, skuadra e Vllaznisë do të përballet me skuadrën vendase AEL, për turin e dytë të “UEFA Conference League”.

Nëse në turin e parë skuadra shkodrane, pas humbjes 3-1 në Bosnje, në kthim në “Loro Boriçi” përmbysi gjithçka, duke fituar 3-0 dhe eliminuar boshnjakët e Siroki Brijeg, skuadra qipriote e AEL në turin e parë të këtij eventi ka qenë pushim.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport limasol të qipros skuadrën ael të këtij qyteti uefa conference league vllaznise limasol të qipros skuadrën ael të këtij qyteti uefa conference league vllaznise

Sondazh

Poll