Sport

E pikasën kamerat e sigurisë, mësohet fati i sportistit që braktisi fshatin olimpik në Tokyo

20 Korrik 2021, 20:44 Nga DOSJA
E pikasën kamerat e sigurisë, mësohet fati i sportistit që

JAPONI-është gjetur atleti nga Uganda, i cili u zhduk javën e kaluar ndërsa ishte duke u stërvitur për Lojërat Olimpike të Tokios. Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Kyodo News”.Julius Ssekitoleko, peshëngritësi që ndodhej në Izumisano, prefektura e Osakas, u zhduk të premten pasi la një shënim në hotelin e tij duke thënë se ai dëshironte të punonte në Japoni pasi jeta në vendin e tij ishte e vështirë.

Ugandezi u gjend 40 kilometra larg pikës ku ishte larguar dhe është pikasur në një stacion hekurudhor.Sipas “BBC”, 20-vjeçari kishte në çantë vetëm telefonin pasi pasaportën e mbante ekipi Ugandës me të cilët mbërriti në Japoni në datën 19 qershor.

Sekitoleko tani pritet të dërgohet në vendin e tij, duke dështuar kështu në përpjekjen për të gjetur një jetë më të mirë në kontinentin aziatik.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport julius ssekitoleko tokyo 2020 uganda julius ssekitoleko tokyo 2020 uganda

Sondazh

Poll