Sport

Conference League/ Prishtinë e frikshme, katër gola kampionëve të Uellsit për të hipotekuar kualifikimin

20 Korrik 2021, 18:09 Nga DOSJA
Conference League/ Prishtinë e frikshme, katër gola kampionëve

PRISHTINË-Është mbyllur dueli i parë mes Prishtinës dhe Connahs Quay Nomads, kampionëve të Uellsit. Bardhekaltrit kanë arritur të bëjnë një 90 minutësh jashtë çdo pritshmërie duke triumfuar me shifrat 4-1, përballje kjo e vlefshme për raundin e dytë të Conference League.

I pari që tundi rrjetën ishte Bekteshi në minutën e 41-të. Pak kohë pas fillimit të pjesës së dytë Otto John dyfishoi rezultatin. Uellsianët ngushtojnë shifrat me Moore, por festa zgjat vetëm 3 minuta, pasi Krasniqi ndëshkon përsëri rivalët.

Ndërkohë për të mbyllur përfundimisht takimin mendon Otto John, që shënon të katërtin në frymën e fundit. Më datë 29 korrik, Prishtina do të udhëtojë në Uells për përballjen e dytë, por me rezultatin në favor.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league prishtina conference league prishtina

Sondazh

Poll