Sport

Ndërkombëtarizohet sulmi i ultrasve ndaj Hysajt,presidenti i PE në mbështetje të shkodranit

20 Korrik 2021, 17:53 Nga DOSJA
Ndërkombëtarizohet sulmi i ultrasve ndaj Hysajt,presidenti i PE

ITALI-Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, gjithashtu u rreshtua në mbrojtje të Elseid Hysaj, mbrojtësit të Lazios, i cili u shënjestrua nga një pjesë e ultrasve vetëm sepse këndoi “Bella Ciao” në grumbullim me skuadrën. Dje u shfaq një banderolë në Corso Francia ku shkruhej “Hysaj krimb, Lazio është fashiste”. Për eksponentin e Partisë Demokratike është një episod “i turpshëm” dhe se i vjen keq që është prishur kjo atmosferë festive pas triumfit të Italisë në Euro 2020.

“Solidariteti im me futbollistin shqiptar të Lazio, Elseid Hysaj, i sulmuar nga ultrasit fanatikë, i quajtur ‘krimb’ në një banderolë të turpshme vetëm pse këndoi ‘Bella Ciao’ gjatë prezantimit në ekipin e ri.

Kohët e fundit jemi mburrur me triumfin e bukur italian në Europian, ndaj është për të ardhur keq që ta prishim këtë atmosferë festive me shfaqje të intolerancës, që nuk duhet të kenë kurrë shtetësi në botën e sportit ose diku tjetër”. Shkruan David Sassoli.

Në anën e tjetër, të gjithë ata tifozë që nuk e njohin veten në idealet fashiste janë rreshtuar në krahë të shkodranit dhe kanë nisur një fushatë solidariteti në rrjetet sociale me hashtagun #iostoconHysaj, (Unë jam me Hysaj-n). Edhe kandidatët për kryetar të Romës Roberto Gualtieri dhe Carlo Calenda shprehën solidaritet me lojtarin dhe dënuan flamurin e ultrasve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport david sassoli hysaj lazio david sassoli hysaj lazio

Sondazh

Poll