Sport

Smalling: “Ishte e tmerrshme të shikoje faullin e Chiellinit ndaj Saka”

20 Korrik 2021, 17:44 Nga DOSJA
Smalling: “Ishte e tmerrshme të shikoje faullin e Chiellinit ndaj

ITALI – Chris Smalling ishte në “Euro 2020”, ndërsa Josè Mourinho erdhi në Romë. Në një intervistë për gazetën angleze “The Telegraph”, mbrojtësi ka folur për marrëdhëniet e tij me “Special One”, me të cilin është njohur kur luajti me Manchester United nga 2016 në 2018: “Kur ishim së bashku herën e kaluar, fituam disa trofe, kështu që shpresoj të jemi në gjendje të fitojmë përsëri këtë sezon “.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq”, në fjalën e tij foli edhe mbi faullin e Chiellini ndaj Saka në minutat e fundit të finales europiane midis Italisë dhe Anglisë: “Ishte e tmerrshme ta shihje si tifoz i Anglisë, por nëse rolet do të ndryshoheshin, pra nëse unë do të isha në vend të tij, do të kisha bërë të njëjtën gjë. Falë tyre, ata arritën të menaxhojnë atë situatë, duke ndihmuar shumë lojtarët e tyre të rinj,”- tha mbrojtësi anglez i Romës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chiellini ndaj saka ish-kapiteni i “djajve të kuq” josë mourinho special one the telegraph chiellini ndaj saka ish-kapiteni i “djajve të kuq” josë mourinho special one the telegraph

Sondazh

Poll