Sport

Këndoi “Bella Ciao”, tifozët ultras: “Hysaj krimb, Lazio është fashiste!”

20 Korrik 2021, 04:45 Nga DOSJA

ITALI – Mbrojtësi i kombëtares kuqezi, nuk e ka nisur me “këmbë të mbarë” aventurën e tij të re te skuadra e Lazios. Tifozët ultras e kanë quajtur Elseid Hysajn “krimb”, pasi ai këndoi një këngë anti-fashiste, duke deklaruar me krenari se klubi i tyre është “fashist”.

Në ritin tradicional të prezantimit të një lojtari të ri para skuadrës, mbrojtësi Elseid Hysaj i ardhur nga Napoli, u ngrit dhe këndoi para bashkëlojtarëve këngën “Bella Ciao”, që në Itali njihet si himni i partizanëve që luftuan regjimin e Benito Mussolinit në vitet 1940.

Videot e hedhura në rrjetet sociale, të kësaj ceremonie, e ka revoltuar së tepërmi ultrasit lacialë, të cilët nuk e kanë kursyer ish-mbrojtësin e Napolit. Në një nga rrugët në veri të Romës është vendosur një baner me mbishkrimin: “Hysaj është krimb, Lazio është fashiste”.

“Historikisht, tifozët tanë kanë qenë e djathtë ekstreme dhe e them me krenari. Dikush ta këndojë “Bella Ciao” me fanellën e Lazios është çmenduri. Hyaj ishte gabim, nuk ka arsyetime,”- u shpreh Franco Costantino, një nga liderët e tifozëve të Lazios.

Videot e publikuara në rrjete të ndryshme sociale nga vetë lojtarët, gradualisht janë zhdukur, hequr ose bërë për t’u hequr sikur të ishte një “krim”. Turma nuk po qetësohet, pavarësisht se pamjet janë fshirë nga rrjetet sociale dhe klubi ka dalë me një deklaratë, duke kërkuar nga të gjithë që të mos i politizojnë lojtarët e tyre.

“Eshtë detyrë e klubit të mbrojë një nga anëtarët e saj dhe t’i lirojë ata nga shfrytëzimi personal dhe politik, të cilat në këtë rast, sigurisht nuk kanë asnjë lidhje me kontekstin joformal dhe miqësor në të cilin ndodhi episodi,”- thuhet në komunikatën për shtyp të shpërndarë në klubi i Lazios.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “hysaj është krimb bella ciao elseid hysajn lazio është fashiste” “hysaj është krimb bella ciao elseid hysajn lazio është fashiste”

Sondazh

Poll