Sport

Te Bayern Munich ka një Ibrahimovic, është shqiptar dhe Nagelsman e fton që 15-vjeç në ekipin e parë

19 Korrik 2021, 20:01 Nga DOSJA
Te Bayern Munich ka një Ibrahimovic, është shqiptar dhe Nagelsman

GJERMANI-Ibrahimovic fillon stërvitjen me Bayern Munchen nën urdhrat e trajnerit Nagelsmann. Asnjë goditje e papritur e merkatos dhe asnjë befasi. Në fakt, nuk është Zlatan Ibrahimovic, por një mesfushor me tipare sulmuese që po bën emër në Gjermani dhe jo vetëm për mbiemrin e rëndë që ka. Emri i tij është Arijon, është vetëm 15-vjeç, por në Gjermani janë gati të vendosin bast për të si futbollisti i së ardhmes.

Nuk ka asnjë lidhje fisnore me sulmuesin e Milanit.Arijon Ibrahimovic është me origjinë nga Kosova, por ka pasaportë gjermane. Ai tashmë ka bërë debutimin e tij me ekipin e Gjermanisë U-16 vjeç. Ai filloi të luante futboll me ekipet e të rinjve të Nurembergut dhe Bayern Munich e bleu atë në verën e vitit 2018. Sezonin e kaluar ai u dallua me ekipin U-17 vjeç, me 2 gola dhe 3 asist në 9 ndeshje. Nagelsmann donte ta provonte atë gjatë seancës së fundit, duke e bërë atë të stërvitej me ekipin e parë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arijon ibrahimovic bayern munich arijon ibrahimovic bayern munich

Sondazh

Poll