DËNIMI+EMRAT/ Kaluan mbi 950 kg drogë nga Shqipëria drejt Italisë, dënohen me rreth 70 vite burg të arrestuarit e “S
19 Korrik 2021, 20:48Nga DOSJA
ITALI– Rreth 70 vite burg është caktuar për grupin e trafikantëve të kanabisit që ranë në prangat e Policisë italiane, falë operacionit “San Silvestro”. Dënimi u dha sot nga gjyqtarja Laura Liguori, e cila vendosi edhe zbutjen e rrethanave rënduese. Mes të dënuarve ka edhe shtetas shqiptarë, të cilët gjithashtu nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë drejtësisë.
DËNIMET E DHËNA:
16 vjet (krahasuar me 18 të kërkuara nga prokurori) për Alban Limaj, një shqiptar 33-vjeçar;
14 vjet e 4 muaj (kërkesa ishte për 20 vjet) për Teodoro Vindice , 55 vjeç, nga Brindisi;
7 vjet e 4 muaj (kërkesa ishte për 8 vjet e 8 muaj) për 29-vjeçarin shqiptar Alvaro Aliaj që banonte në marinën e Leçes të Frigole;
5 vjet e 8 muaj (kërkohej, 8 vjet e 8 muaj) për Erfan Bajrusi, 25 vjeç nga Leçe që jeton në Casalabate;
3 vjet, 4 muaj dhe një gjobë prej 20,000 euro (kërkesa ishte për 4 vjet, 3 muaj, 10 ditë, plus një gjobë prej 44,790 euro) për Mario Epicoco, 40 vjeç, nga Brindisi;
5 vjet, plus një gjobë prej 30,000 euro (kërkohej: 3 vjet, 4 muaj, plus një gjobë 28,000 euro), për Geraldo Ismailaj, një shqiptar 42-vjeçar, me vendbanim në Valsamoggia (Bolonja);
3 vjet e 4 muaj, plus një gjobë prej 20 mijë eurosh (kërkohej: 3 vjet e gjysmë, plus 32 mijë euro gjobë), për Claudio Rillo , 56 vjeç, nga Brindisi;
7 vjet e 8 muaj (krahasuar me 12 vjet e dy muaj të kërkuara nga prokurori) për Vitantonio Roma, 46 vjeç, nga Brindisi;
5 vjet dhe 4 muaj (krahasuar me 8 vjet, 10 muaj dhe 20 ditë të kërkuara nga prokurori) për Antonio Summa , 29 vjeç, nga Brindisi.
Operacioni u finalizua më 5 korrik 2018, ku u kap edhe ngarkesa prej 950 kg marijuanë. Gjatë aksionit 15 individë u arrestuan në flagrancë, u shpallën në kërkim 24 të tjerë që besohet se i përkisnin grupit kriminal.
VLORË- Një nga përfaqësuesit e bizneseve të Vlorës, Ervin Sota në një komunikim për mediat ka bërë edhe njëherë me dije dy kërkesat për qeverinë e kryemini...
GJERMANI– Një vajzë me prejardhje nga Kaçaniku i Kosovës ka vdekur si pasojë e vërshimeve që ndodhën ditëve të fundit në Gjermani.Bëhet fjalë për Vanesa ...
Qytetari Sefedin Shefa nga Lushnja ankohet në emisionin Fiks Fare se prokuroria po i pengon gjyqin civil për pronat. Qytetari thotë se ka një proces penal ndaj ...
Me emrin ” Klareta Shaba ” dhe me foton e kësaj vajze në facebok, 29 vjeçari Eri Mulleti akuzohet se mashtroi një emigrant shqiptar i cili jeton në Itali...
VLORË– Një orë më shumë liri nuk i ka kënaqur bizneset në Lungomare të Vlorë, të cilët kërkojnë më shumë lehtësi për të punuar në ‘pikun’ e sezonit turisti...
ITALI– Mbi një kilogram kokainë e pastër është gjetur brenda një kamioni, i cili sapo kishte mbërritur në portin italian të Brindisit. Droga u zbulua me ...
SHBA- Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregëtisë Enio Jaço foli për Zërin e Amerikës gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara për takime me zyrtarë amerikan...
Viti 2020 nuk ishte një vit i lehtë për qytetarët e Tiranës. Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 në muajin mars, kryeqyteti u karantinua për një periudhë g...