Aktualitet

Nuk i kënaq me një orë më shumë liri! Pronaret e lokaleve sërish në protestë në Vlorë, pas shiritit ‘skenë krimi’

19 Korrik 2021, 18:41 Nga DOSJA

VLORË– Një orë më shumë liri nuk i ka kënaqur bizneset në Lungomare të Vlorë, të cilët kërkojnë më shumë lehtësi për të punuar në ‘pikun’ e sezonit turistik. Sot, administratorët e bizneseve kanë vendosur mbylljen e 95% të lokaleve.

Pronarët e lokaleve kanë rrethuar me shirita ‘skenë krimi’, si dhe me qirinj bizneset e tyre në shenjë proteste, ndërsa në dyer kanë vendosur edhe pankarta me mesazhe. Në disa prej tyre shkruhet: Rroga e administratës paguhet nga taksat tona për të na shërbyer, jo e kundërta!

 

 

Pronarët e lokaleve në Lungomare, në Vlorë kërkojnë shtyrjen e orës së muzikore dhe heqjen e orës policore. Sot, pas protestës së tyre, Komiteti Teknik i Ekspertëve shtyu me një orë lejimin e muzikës por nuk bëri asnjë ndryshim tek masat e tjera. Gjë që nuk i ka kënaqur pronarët e bizneseve. 

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:45, pronarët vunë me zë të lartë himnin e Flamurit në shenjë protestë. Disa momente më vonë, në zonë u erdhi Policia, duke shkaktuar përplasje dhe disa të shoqëruar. Pas trazirave të djeshme, ishte Rama ai që u premtoi lirimin e muzikës duke nisur nga 20 korriku, por nuk janë kënaqur më kaq! 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne lungomare protesta ne lungomare

Sondazh

Poll