Aktualitet

Në lule të rinisë! Humb jetën e reja shqiptare në Gjermani, familjarët japin lajmin e kobshëm: Ndodhi prej përmbytjeve

19 Korrik 2021, 19:27 Nga DOSJA

GJERMANI– Një vajzë me prejardhje nga Kaçaniku i Kosovës ka vdekur si pasojë e vërshimeve që ndodhën ditëve të fundit në Gjermani.

Bëhet fjalë për Vanesa Koxha, ndërsa lajmi i trishtë për ndarjen e saj nga jeta është bërë me dije nga të afërmit e saj në rrjetet sociale.

Më pikëllim të thellë ju njoftojmë se vajza jonë ndërroi jetë në vërshimin tragjik në Gjermani. Varrimi do të bëhet këtu,”-shkruan i afërmi i saj. 

Deri më tani numri i viktimave në Europë, të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet, ka shkuar në më shumë se 200 viktima. Mes tyre një çift nga Kosova, ndërsa mijëra persona të tjerë janë shpallur të zhdukur. Nga stuhia që ka përfshirë Europën, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda janë më të goditurat.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjermani permbytjet ne gjermani vanesa koxha gjermani permbytjet ne gjermani vanesa koxha

Sondazh

Poll