Aktualitet

“Topi’ te qeveria/ Bizneset në Vlorë kanë dy kërkesa: Zgjatja e orarit? Karamele! Të shmangen furgonat e policisë nga

19 Korrik 2021, 20:24 Nga DOSJA
“Topi’ te qeveria/ Bizneset në Vlorë kanë dy

VLORË- Një nga përfaqësuesit e bizneseve të Vlorës, Ervin Sota në një komunikim për mediat ka bërë edhe njëherë me dije dy kërkesat për qeverinë e kryeministri Edi Rama. Ai u shpreh në një deklaratë për mediat se ato kërkojnë që ora muzikore të jetë e njëjtë me orën policore dhe që qyteti të patrullohet nga civilë dhe jo efektivë me uniformë.

FJALA E PLOTË:

Këtu është kulmi i protestës sonë, ne paralajmëruam mbyllje totale për 24 orë të bizneseve. Jemi mbledhur këtu të gjithë në një zë unanim, që të përcjellim mesazhin se këtë çështje e kemi problematikë seriozë. Është si puna e armëve kimike, që u mblodhën të gjithë, që nuk kishte asnjë lidhje politike, por është indinjatë e sinqertë që na prek të gjithëve. Të hiqet gardhi policor, nuk ka polici në sfond, por vetëm turizëm. Shiko sa lezet ka sot! Ka turizëm dhe vetëm biznesmenë. Fasha orare të paktën të kalojë deri në orën 02:00 dhe pa ndotjen akustike që e përmendi edhe kryeministri që jemi plotësisht dakord, por ne nuk mund të ndjekim dot klientët në orën 2 dhe me logjikë të shëndetshme nga ora 24:00 deri në 2:00 të mëngjesit klientët janë më në pakicë dhe ambienti është më i sigurt dhe qetë përsa i përket COVID-19 dhe ora muzikore që kërkuam, që ne na u duk si një karamele që na u dha. Sidoqoftë faleminderit edhe për atë gjë. Ne kërkojmë që deri në 24:00 ne të kemi një sfond muzikor që të ushtrojmë biznesin tonë në mënyrë të denjë dhe të shëndetshme. E kemi shumë sinqerisht dhe seriozisht! Kemi ndezur qirinjtë sepse i kemi quajtur orare mortore. Nëse nuk ndryshojnë masat. Ne pjesën tonë e bëmë. Presim me shumë besim që kryeministri dhe qeveria të na e kthejë me të njëjtën dashamirësi. Policët mos të vijnë më me uniformë, por civilë. Topi ka mbetur në fushën e qeverisë. Nëse jo do të mblidhemi dhe do të vazhdojmë. Po diskutojmë për hapat e radhës. Ka dy vjet që nuk po martojmë njerëzit, i martojmë me korrenspodencë.

Pronarët e lokaleve në Lungomare, në Vlorë kërkojnë shtyrjen e orës së muzikore dhe heqjen e orës policore. Sot, pas protestës së tyre, Komiteti Teknik i Ekspertëve shtyu me një orë lejimin e muzikës por nuk bëri asnjë ndryshim tek masat e tjera. Gjë që nuk i ka kënaqur pronarët e bizneseve. 

Jo më larg se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:45, pronarët vunë me zë të lartë himnin e Flamurit në shenjë protestë. Disa momente më vonë, në zonë u erdhi Policia, duke shkaktuar përplasje dhe disa të shoqëruar. Pas trazirave të djeshme, ishte Rama ai që u premtoi lirimin e muzikës duke nisur nga 20 korriku, por nuk janë kënaqur më kaq! Ata kërkojnë që muzika të lejohet deri në orën 24:00 dhe bizneset e tyre të ushtrojnë aktivitetin deri në orën 02:00 të mëngjesit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ervin sota protesta ne lungomare ervin sota protesta ne lungomare

Sondazh

Poll