‘Kam mamin sëmurë, më nis ndonjë lekë’/ “Klareta” bënte namin në Facebook, 29-vjeçari hiqej si femër, h
19 Korrik 2021, 18:49Nga DOSJA
Me emrin ” Klareta Shaba ” dhe me foton e kësaj vajze në facebok, 29 vjeçari Eri Mulleti akuzohet se mashtroi një emigrant shqiptar i cili jeton në Itali dhe që ju zhvaten gati 9 milionë lekë.
Shenjestra e tij ka besuar deri në fund se po fliste me një vajzë të interesuar për lidhje serioze, deri ditën kur udhëtoi drejt Tiranës për ta takuar, por e reja u zhduk pa asnjë gjurmë.
Hetimi i nisur në Pogradec dhe i deleguar për gjykim në kryeqytet , zbuloi se si shtetasi me inicialet A.A njohu virtualisht Klaretën të cilën për shkak të kufizimeve të pandemisë e pati të pamundur ta takonte për më tepër se një vit.
Dosja që Top Channel disponon tregon se si Mulleti, një i ri në vështirësi ekonomike dhe i papunë hapi profil facebook me mbiemrin e gjyshes dhe emrin e një të njohure, fillimisht tha ai sa për lojë dhe për të parë çfarë ndodhte në boten virtuale, por që shumë shpejt e ktheu në burim të ardhurash.
“Klareta” ju prezantua emigrantit si një pronare butiku në Tiranë e më pas javë pas jave ata u lidhën virtualisht deri ditën kur ‘ajo’ i kërkoi ndihmë mbasi kishte të ëemën sëmurë. Në komunikimet telefonike zëri i mashtruesit imitonte zërin e një vajze.
‘Kam besuar deri në fund se po flisja me një femër’ thotë në denoncim emigranti i cili pas kërkesës së parë , u tregua i gatshëm dhe dhuratën e parë me vlerë 400 euro ja nisi në emër të të ëmës.
Më tej nëna dhe gjyshja e mashtruesit tërhiqnin shumat në llogaritë e tyre respektive- mbasi i riu mashtrues i njoftonte se ia kishte nisur një shok.
Por kur emigranti u kthye në Pogradec dhe u përpoq ta takonte Klaretën ajo bllokoi çdo kanal komunikimi , çka e ka bindur atë se çdo gjë ishte një mashtrim dhe ai duhej të shkonte në polici.
Marrë nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Një orë më shumë liri nuk i ka kënaqur bizneset në Lungomare të Vlorë, të cilët kërkojnë më shumë lehtësi për të punuar në ‘pikun’ e sezonit turisti...
ITALI– Mbi një kilogram kokainë e pastër është gjetur brenda një kamioni, i cili sapo kishte mbërritur në portin italian të Brindisit. Droga u zbulua me ...
SHBA- Kryetari i Dhomës Amerikane të Tregëtisë Enio Jaço foli për Zërin e Amerikës gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara për takime me zyrtarë amerikan...
Viti 2020 nuk ishte një vit i lehtë për qytetarët e Tiranës. Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 në muajin mars, kryeqyteti u karantinua për një periudhë g...
LEZHË– Një aksident ka ndodhur në Shëngjin pak minuta më parë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.Ngjarja ka ndodhur në afërsi të portit të...
TIRANË– Videoja në TikTok, ku me mjetin në ecje, hipën e kërcen mbi makinë, i ka kushtuar shtrenjtë 34-vjeçarit nga Tepelena. (Shiko këtu) Fitoi fam...
TIRANË- Mjeku Tritan kalo ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e tij të 65-të. Së bashku mes dhuratave të shumta, që mjeku ka marrë nga kolegët dhe familja...