Aktualitet

Nuk e pikasi njeri në Durrës, në Brindisi ‘po’! U kap sapo zbriti në port, në kamionin shqiptar zbulohet 1 kg k

19 Korrik 2021, 18:15 Nga DOSJA
Nuk e pikasi njeri në Durrës, në Brindisi ‘po’! U kap

ITALI– Mbi një kilogram kokainë e pastër është gjetur brenda një kamioni, i cili sapo kishte mbërritur në portin italian të Brindisit.  Droga u zbulua me skaner dhe ishte e fshehur në një kamion shqiptar.

Mësohet se shoferi sapo kishte zbritur në port dhe u seleksionua nga autoritete për një kontroll të detajuar pas analizës së riskut. Pastërtia e kokainës sipas hetuesve ishte e madhe dhe e lejonte që droga të përpunohej disa herë, duke grumbulluar më shumë se 400 mijë euro. 

Sipas mediave italiane, në pranga nga autoritetet italiane është vendosur drejtuesi i automjetit, i cili është dërguar në paraburgim, ndërsa vijon hetimi për të gjetur destinacionin e drogës. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet itali kokaine ne kamionin shqiptar itali kokaine ne kamionin shqiptar

Sondazh

Poll