Fluksi i pasagjerëve në aeroport, TIA: Sugjerojmë që paraqitja të jetë 3 orë përpara udhëtimit
19 Korrik 2021, 17:49Nga DOSJA
TIRANË–”Tirana International Airport” ka një këshillë për të ndarë me të gjithë pasagjerët që duan të udhëtojnë jashtë vendit. Në njoftimin e shpërndarë shkruhet se për shkak të fluksit të pushuesëve, pasagjerët të shkojnë në ambientet e aeroportit 3 orë para udhëtimit.
“Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta,”-thuhet ndër të tjera në njoftim.
Njoftim nga TIA
Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport. Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë përpara udhëtimit. Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni. Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Viti 2020 nuk ishte një vit i lehtë për qytetarët e Tiranës. Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 në muajin mars, kryeqyteti u karantinua për një periudhë g...
LEZHË– Një aksident ka ndodhur në Shëngjin pak minuta më parë, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.Ngjarja ka ndodhur në afërsi të portit të...
TIRANË– Videoja në TikTok, ku me mjetin në ecje, hipën e kërcen mbi makinë, i ka kushtuar shtrenjtë 34-vjeçarit nga Tepelena. (Shiko këtu) Fitoi fam...
TIRANË- Mjeku Tritan kalo ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e tij të 65-të. Së bashku mes dhuratave të shumta, që mjeku ka marrë nga kolegët dhe familja...
TIRANË- 10 persona janë arrestuar, 41 leje qarkullimi janë hequr dhe 1919 drejtues mjetesh janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Policia k...
MAT- Këtë të hënë banorët e Madheshit në Mat kanë protestuar para Bashkisë së Matit, kundër ndërtimit të një HEC-i në zonën e tyre. Banorët kanë hedhur akuza nd...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e aleatëve të Partisë Demokratike për ndarjen e fondeve pas zgjedhjeve. Në vendimin e marrë ditën e so...
TIRANË– Përfshirja e punonjësve të policisë së Shtetit me botën e errët të krimit është një problem gjithmonë më i madh për strukturat e bluve në ven...