Aktualitet

22% gjoba më shumë se në 2019! Bashkia Tiranë sfidoi karantinën, rekord me gjobat e qarkullimit, nuk do ta besoni sa janë

19 Korrik 2021, 17:42 Nga DOSJA
22% gjoba më shumë se në 2019! Bashkia Tiranë sfidoi

Viti 2020 nuk ishte një vit i lehtë për qytetarët e Tiranës. Pas shpërthimit të pandemisë së COVID-19 në muajin mars, kryeqyteti u karantinua për një periudhë gati dy mujore, kohë kur qarkullimi i mjeteve dhe njerëzve ishte i kufizuar.

Edhe pas përfundimit të karantinës, gjatë së cilës qeveria e kryeministrit Edi Rama nxori dhe mjetet e blindurara të ushtrisë në rrugë, masat e distancimit social dhe ora policore për aktivitetin e bareve dhe restoranteve vazhduan për muaj me rradhë.

Sipas Bankës së Shqipërisë në tremujorin e dytë të vitit 2020, u shënua tkurrja më e madhe ekonomike e dekadës, pasi prodhimi i brendshëm bruto ra me 10.2 %, ndërkohë që vlerësohet se 50,000 punëmarrës humbën vendin e punës në të gjithë vendin.

Megjithatë, kriza ekonomike dhe situata e jashtëzakonshme shëndetësore nuk e ndali zellin e policëve bashkiakë të kryeqytetit për të gjurmuar automjetet e parkura ‘keq’ nëpër lagjet e kryeqytetit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Bashkia e Tiranës, gjatë vitit 2020 u vendosën 265,315 gjoba ‘qarkullimi rrugor’ nga policia bashkiake, duke shënuar një rritje prej 58,199 gjobash nga vitit paraardhës, e barabartë me rritje vjetore prej 22%.

Gjobat e qarkullimit rrugor nga policia bashkiake e Tiranës kanë shënuar një rritje eksponenciale që nga ardhja e kryebashkiakut Erion Veliaj në pushtet, nga një mesatare prej 3052 gjobash në muaj në vitin 2016 në 22,110 gjoba në muaj vitin 2020, ose gati 10 herë më shumë.

Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë për COVID-19, Tirana ka qenë qarku më i prekur nga koronavirusi i ri në vend me 55,553 të infektuar dhe 997 viktima.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjobat e policise bashkiake tirana gjobat e policise bashkiake tirana

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Korrik 2021, 14:52

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se për 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 11 raste të infektuara me COVID-19, por fatmirës...