Sport

Ylli i Formula 1 befason, Vettel mbledh mbeturinat në Silverstone

19 Korrik 2021, 10:17 Nga DOSJA

ANGLI – Ai jo vetëm që flet për qytetari, por edhe e ilustron vetë… Skena të çmendura rreth tre orë pas përfundimit të Grand Prix të Britanisë janë vërejtur në tribunën kryesore të pistës në Silverstone.

Papritmas një grup njerëzish shfaqet midis vendeve bosh të tribunës. Midis tyre piloti gjerman Sebastian Vettel (34 vjeç), i cili para pak kohësh garoi mbi këtë pistë me mbi 300 km/orë përpara këtyre tribunave.

Vettel, i cili ka fituar në Silverstone më 2008, është shqetësuar për kushtet pas garës në Angli, ku 140.000 tifozë lanë pas grumbuj mbeturinash pas Grand Prix. Kështu, që lindi ideja për pastrimin e tribunave, së bashku me disa tifozë të Aston Martin.

Skuadra e tij e Aston Martin ka shkruar në Twitter: “Të dielën në mbrëmje në Silverstone ka përfunduar Grand Prix i Britanisë, por për Seb, gara për të shpëtuar planetin nuk mbaron kurrë”.

Këtë të hënë, pas fushatës së grumbullimit, Vettel ka vizituar një fabrikë të djegies së mbeturinave në Angli, për të bërë të vetëdijshëm veten dhe të tjerët se çfarë ndodh me mbeturinat e lëna pas dhe se si mund t’i shmangim ato.

Në në Silverstone, Sebastian Vettel, për shkak të një defekti në makinë nuk e përfundoi garën. Por me veprimin e tij më pas, ai është ende fitues!

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aston martin grand prix të britanisë sebastian vettel silverstoun aston martin grand prix të britanisë sebastian vettel silverstoun

Sondazh

Poll

Sport 19 Korrik 2021, 04:28

ANGLI – Midis Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, nuk kanë munguar replikat edhe jashtë pistës së Silverstonit. Holandezi e ka akuzuar britanikun për mungesë res...