Sport

Elseid Hysaj u prezantua te Lazio me këngë partizane, ultrasit e Lazios shpërthejnë dhe zbarkojnë në hotelin e skuadrës

19 Korrik 2021, 08:45 Nga DOSJA
Elseid Hysaj u prezantua te Lazio me këngë partizane, ultrasit e

ITALI- A mundet që një këngë e njohur botërisht si himn i luftës për liri të bëhet objekt polemikash? Padyshim që po, protagonist, për fatin e tij të keq, Elseid Hysaj, lojtari më i ri i Lazios, i cili u vu sërish nën urdhrat e Sarrit pas një përvojë të suksesshme 6-vjeçare te Napoli. Ai zgjodhi hitin ndërkombëtar Bella Ciao.

Nëse ishte një nderim për serialin e njohur “Casa de Papel”, apo ishte vetëm dëshira e tij e ligjshme për të kënduar himnin partizan të njohur të gjithë në të gjithë botën, pak rëndësi ka, fakti është se provokoi zemërimin e ultrasve të djathtë të Lazios ato që konsiderohen fashistë.

Këto të fundit kërkuan shpjegime, fillimisht duke u paraqitur në klubin ku ishte vendosur skuadra dhe pastaj në hotelin ku qëndron në grumbullim skuadra kryeqytetase. Pas ndërmjetësimeve të nevojshme, edhe të drejtorit sportiv të Lazios, Igli Tare, çështja u mbyll. Videoja e Hysajt duke kënduar Bella Ciao u zhdukën nga rrjetet sociale nga vetë lojtari sikur të kishte bërë një krim.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport hysaj lazio hysaj lazio

Sondazh

Poll

Sport 19 Korrik 2021, 04:28

ANGLI – Midis Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, nuk kanë munguar replikat edhe jashtë pistës së Silverstonit. Holandezi e ka akuzuar britanikun për mungesë res...