Sport

Tragjedi në Uruguaji! Williams Martinez bën vetëvrasje, ishte 38 vjeç

18 Korrik 2021, 18:08 Nga DOSJA

URUGUAJI – Futbolli uruguajan u trondit nga vdekja tragjike e Williams Martinez, një mbrojtës 38-vjeçar që ka luajtur me Villa Teresa, një klub i divizionit të dytë uruguajan, të angazhuar në këtë periudhë në turneun “Apertura”.

Sipas raporteve nga “Olé”, Martinez kishte munguar në fusha, që nga 23 qershori i kaluar, kur ai doli pozitiv me Covid-19. Institucionet më të rëndësishme të futbollit uruguajan, i kanë përcjellë ngushëllimet e tyre familjes së futbollistit.

“Na vjen keq dhe jemi të trishtuar për vdekjen e Williams Martinez”,- shkruhet në mesazhin e botuar në Twitter nga Federata Uruguajane e Futbollit, ndërkohë që edhe CONMEBOL “është e keqardhur nga humbja e lojtarit uruguajan Williams Martínez dhe shpreh ngushëllimet e saj më të thella familjes dhe miqve të tij”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “olé” conmebol federata uruguajane e futbollit villa teresa williams martinez “olé” conmebol federata uruguajane e futbollit villa teresa williams martinez

Sondazh

Poll