Sport

Mancini: “Italia ime një grup i mrekullueshëm, plot vlera njerëzore”

19 Korrik 2021, 05:20 Nga DOSJA

ITALI – Kanë kaluar shtatë ditë, kur Italia mposhti në “Wembley” Anglinë në finalen dramatike të “Euro 2020”, duke u shpallur kampione e Europës pas 53 vitesh dhe riktheu trofeun e madh në Romë për herë të dytë në histori.

Roberto Mancini, ‘arkitekti’ i asaj Italie të fortë, të bukur dhe fituese, i është rikthyer këtij suksesit të madh, që pak kush e mendonte dhe e priste, me anë të një postim të tij në rrjetet sociale.

“Pikërisht shtatë ditë më parë, në këtë orë, po përgatiteshim të zhvillonim një sfidë të madhe, të fundit të Euro 2020, finalen me Anglinë. Se si shkoi e si përfundoi e dimë të gjithë.

Ajo që askush nuk e di në fakt, është ajo që ndodhi në prapaskenë. Disa ditë më parë shumë prej jush keni parë fazën e fundit të ëndrrës ‘azzurre’. Siç mund ta keni menduar, pjesa më e madhe e forcës së këtij grupi nuk lidhet vetëm me talentin, por edhe me aspektin njerëzor, lehtësimin dhe besimin.

Një grup i mrekullueshëm. Djem të aftë që buzëqeshin dhe që mbërrijnë me gëzim në një moment plot tension siç janë penalltitë. Ne kemi treguar që mund të jemi profesionistë të shkëlqyer, pa harruar të jemi njerëzorë.

Për këtë aventurë të parë që përfundoi në mënyrën më të mirë, nuk më mbetet veçse të shkruaj një falënderim të madh për të gjithë: tifozët, lojtarët, stafin, miqtë”,- përfundon komenti i Mancinit, i cili është bërë viral dhe ngjarjet e para një jave, i kthen në një aktualitet të bukur dhe emocionues.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 italia roberto mancini wembley euro 2020 italia roberto mancini wembley

Sondazh

Poll

Sport 19 Korrik 2021, 04:28

ANGLI – Midis Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, nuk kanë munguar replikat edhe jashtë pistës së Silverstonit. Holandezi e ka akuzuar britanikun për mungesë res...