Sport

Hamilton: “Nuk kam arsye t’i kërkoj falje askujt”

19 Korrik 2021, 08:38 Nga DOSJA
Hamilton: “Nuk kam arsye t’i kërkoj falje askujt”

ANGLI – Megjithëse u dënua me 10 sekonda për shkaktimin e aksidentit të Verstappen, që i mbylli garën holandezit që në xhiron e parë dhe e kaloi natën në spital, Hamiltoni sërish ia doli të fitojë Çmimin e Madh të Britanisë të dielën.

Shtatë herë kampioni i Botës në Formula 1 nuk ka pranuar të ketë bërë ndonjë gabim në atë aksident, madje e konsideroi Verstappenin si pilot shumë agresiv.

“Unë isha i pari para se të ndodhte aksidenti. Isha plotësisht brenda, në korsinë time dhe ai tentoi të më afrohej,” – tha Hamilton.

“Gjithmonë përpiqem të jem i matur sesi afrohem, veçanërisht kur kam pranë Max, ai është shumë agresiv. Isha plotësisht paralel me të dhe ai nuk lejoi aspak hapësirë,” – shtoi Hamilton.

Paraprakisht, Verstappen e kishte akuzuar Hamiltonin për mungesë respekti dhe mungesë së sjelljes sportive, në një reagim në rrjetet sociale nga spitali.

Jam i shumë zhgënjyer që u nxora nga gara kështu”,- tha Verstappen.

“T’i shohësh festimet derisa je në spital është mungesë respekti dhe sjelljeje jo sportive.. por ecim përpara”, – shkroi ai në Twitter.

Verstappen tha se ndihet mirë pas aksidentit, megjithëse ndodhet ende në spital.

“Dënimi që iu dha atij nuk na ndihmon ne dhe nuk është i drejtë duke e ditur lëvizjen e rrezikshme që e bëri Lewisi në pistë”,- theksoi Verstappen.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 19 Korrik 2021, 04:28

ANGLI – Midis Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, nuk kanë munguar replikat edhe jashtë pistës së Silverstonit. Holandezi e ka akuzuar britanikun për mungesë res...