Sport

19 Korrik 2021, 04:28 Nga DOSJA

ANGLI – Midis Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, nuk kanë munguar replikat edhe jashtë pistës së Silverstonit. Holandezi e ka akuzuar britanikun për mungesë respekti dhe të sjelljes sportive, pas përplasjes së makinave të tyre në garën për Grand Prix të Anglisë.

Piloti i Red Bullit, Max Verstappen, pas aksidentit të frikshëm u dërgua në një spital për kontrolle sigurie, ndërsa piloti i Mercedesit, Luis Hamilton, si fajtor për shkaktimin e incidentit u penalizua me 10 sekonda.

“Gëzohem që jam mirë. Shumë i zhgënjyer që u nxorra ashtu nga gara. Penalltia e dhënë nuk na ndihmon dhe nuk i jep drejtësi lëvizjes së rrezikshme që Lewis bëri në rrugën e duhur. Të shikosh festimet, ndërsa je akoma në spital, është sjellje mos respektuese dhe jo sporportive, por vazhdojmë tutje, ”- ka shkruar në Twitter piloti holandez Max Verstappen.

Pavarësisht incidentit të ndodhur, Luis Hamilton bëri një garë të shkëlqyer. Ai superoi penalitetin prej 10 sekondash dhe dy xhiro para përfundit, ia doli të parakonte edhe ferraristin Charles Leclerc dhe të fitonte Grand Prix të Anglisë në pistën e Silverstonit.

I zhgënjyer ka qenë edhe shefi i Red Bull, Christian Horner, e cili e përshkruar lëvizjen e Hamiltonit si “të dëshpëruar” ndaj Verstappen. Ai shtoi, se ishte një “fitore e zbrazët” për pilotin e Mercedes, i cili tani është vetëm tetë pikë prapa holandezit, që kryeson renditjen e përkohshme të pilotëve.

Më vonë është mësuar se Hamilton gjatë garës, kishte pyetur se si ishte Verstappen dhe nuk ishte në dijeni se holandezi ishte në spital, ndërsa ai po fliste me median. Gjithsesi Hamilton tha se incidenti nuk i hoqi shkëlqimin fitores së tij.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport christian horner grand prix të anglisë lewis hamilton max verstappen shefi i red bull christian horner grand prix të anglisë lewis hamilton max verstappen shefi i red bull

Sondazh

Poll