Sport

VIDEO / Kampionia Gega në “Tokyo 2020” synon finalet e 3000 m/p

19 Korrik 2021, 09:28 Nga DOSJA
VIDEO / Kampionia Gega në “Tokyo 2020” synon finalet e 3000 m/p

TIRANE – Luiza Gega është gati për lojërat olimpike “Tokyo 2020”. Vetëm pak ditë e ndajnë për të prekur ëndrrën e saj. “Rezultatet e mia janë për në finale, flas me bindje të plotë që finalja është e arritshme”,- është shprehur në një intervistë Gega .

Atletja do të marrë pjesë në garën 3000 m/p, që është edhe specialiteti i saj, ku thotë se është e motivuar dhe në top formë fizikisht. Ajo shpreson të jetë brenda 5-shes së parë. Ajo është stërvitur intensivisht në Dardhë e Korçë, ndërkohë që për “Tokyo 2020” është stërvitur edhe në Kenia gjatë dimrit, ku qëndroi më shumë edhe për shkak të pandemisë.

Në “Rio 2016” atletja Luiza Gega  nuk pati rezultat të mirë për shkak të dëmtimit që e pengonte. Synimi i saj është kualifikimi për në finalet e “Tokyo 2020”  dhe natyrisht përmirësimi i rekordit kombëtar, që aktualisht mbahet prej saj me kohën 9’19”93.

Në lojërat olimpike “Tokyo 2020” Luiza Gega do të garojë për eliminatoret 3000 m/p më 1 gusht dhe më 4 gusht në finale, gjithnjë nëse do të kualifikohet.


B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 3000 m/p luiza gega tokyo 2020 3000 m/p luiza gega tokyo 2020

Sondazh

Poll

Sport 19 Korrik 2021, 04:28

ANGLI – Midis Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, nuk kanë munguar replikat edhe jashtë pistës së Silverstonit. Holandezi e ka akuzuar britanikun për mungesë res...