Sport

Jorge Mendez drejt Italisë, ja çfarë ndodh me Ronaldon

19 Korrik 2021, 07:40 Nga DOSJA
Jorge Mendez drejt Italisë, ja çfarë ndodh me Ronaldon

ITALI – Gjithcka mbetet pezull sa i përket të ardhmes së Cristiano Ronaldos dhe këtë gjë portugezi e ka amplifikuar me foton e dy ditëve më parë ku si diçiturë shkruante se ishte momenti për të marrë vendime.

25 korrikun e ardhshëm, fenomeni portugez pritet të grumbullohet me Juventus-in. Çfarë do të bëjë CR7? Do të qëndrojë akoma edhe një vit deri në skadencën e kontratës, apo do të largohet para kohe?

Sipas Corriere dello Sport, këtë javë pritet të zhvillohet një takim mes Juventus dhe Jorge Mendes.

Në rast se Mendes do të paraqitet me një ofertë, Juventus nuk do të ishte kundër largimit të Ronaldo-s, por nuk ka asnjë ofertë deri më sot. E vetmja rrugë që mbetet është ajo që çon në Paris.

Në rast të largimit të Mbappe, sheiku Al-Khelaifi mund të hidhet në sulm për CR7, kampion që edhe për sa i takon imazhit do t’i pëlqente shumë pronarëve nga Katari, në pritje të Botërorit 2022 që do të zhvillohen pikërisht në Katar.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 19 Korrik 2021, 04:28

ANGLI – Midis Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, nuk kanë munguar replikat edhe jashtë pistës së Silverstonit. Holandezi e ka akuzuar britanikun për mungesë res...