Sport

Verstappen mund Hamilton, në “Sprint Qualifying” emocionues të Silverstone

17 Korrik 2021, 17:31 Nga DOSJA

ANGLI – Max Verstappen i Red Bull ka fituar “Sprint Qualifying” inaugurues në pistën e Silverstone, duke fituar tre pikë dhe “pole-pozicion” për Grand Prix të Anglisën në Formula 1, garë e cila do të zhvillohet të dielën. Holandezi triumfoi ndaj Mercedesit të Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas.

Të 10 pilotët që u renditën të parët pas 17 xhirove të “Sprint Qualifying” garuan me goma të mesme, me përjashtim të Mercedesit të Bottas, që përdori goma të buta të përdorura. Tifozët ndoqën në një xhiro drithëruese, me Verstappen që i rezistoi përpjekjeve të Hamiltonit për t’ia kaluar, duke ruajtur vendin e parë.

“Mendoj se nesër do të jetë një garë shumë emocionuese dhe ne mezi po e presim atë,”- deklaroi pas fitores piloti holandez i Red Bullit, Max Verstapen.

Ja dhe renditja për garën e nesërme të Grand Prix të Anglisë, që do të zhvillohet në pistën e Silverston:

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “sprint qualifying” lewis hamilton max verstappen piloti holandez i red bullit red bull silverstone valtteri bottas “sprint qualifying” lewis hamilton max verstappen piloti holandez i red bullit red bull silverstone valtteri bottas

Sondazh

Poll