Sport

Çdo gjë e përfunduar, Varane te Manchester United, mbrojtësi transferohet për shifrën e…

17 Korrik 2021, 16:30 Nga DOSJA
Çdo gjë e përfunduar, Varane te Manchester United,

ANGLI-Raphael Varane do të largohet nga Real Madrid,për t’u bashkuar me Manchester United. Sipas lajmeve më të fundit që vijnë nga Anglia, mbrojtësi francez do të firmosë për 5 vjet me “Djajtë e Kuq”. Dy klubet kanë arritur një marrëveshje për 28-vjeçarin dhe marrëveshja është vetëm çështje orësh.

Real Madrid fillimisht kërkonte 80 milionë, por klubi madrilen u dorëzua përpara dëshirës së lojtarit që kërkoi largimin dhe marrëveshja është mbyllur për 58 milionë,ndërkohë që Varane do të përfitojë 12 milionë euro në sezon.

Në 10 vjet me fanellën e Real Madrid, mbrojtësi francez zhvilloi 360 ndeshje, duke fituar 18 tituj. Klubi anglez e cileson Varane një lojtar me një karrierë futbollistike të kompletuar dhe që ka ende shumë për të dhënë dhe është ende i ri në moshë vetëm 28-vjeç.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport manchester united real madrid varane manchester united real madrid varane

Sondazh

Poll