Sport

Paris SG, mesfushori Hakim rezulton pozitiv me Covid, karantinohet…

17 Korrik 2021, 16:14 Nga DOSJA
Paris SG, mesfushori Hakim rezulton pozitiv me Covid, karantinohet…

FRANCE – Aventura e mesfushorit Achraf Hakimit ka nisur keq te Paris SG. Blerja e re e klubit francez, në fakt ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye është futur në karantinim.

Kjo është raportuar nga gazeta franceze “L’Equipe”. Për këtë arsye ai ka munguar edhe në raportin e ndeshjes miqësore kundër Chambly, të luajtur këtë mëngjes në Camp des Loges.

Pasi Interi ka përfituar nga shitja e marokenit për rreth 60 milionë euro plus bonuset, ish-lojtari i Real Madrid, ka luajtur ndeshjen e tij të parë miqësore kundër Le Mans ne fanelën e Parias SG-së.

Ndërkohë, Hakim tani duhet të humbasë ndeshjet përgatitore kundër Augsburg të mërkurën e ardhshme dhe atë me Genoa të shtunën e ardhshme.

Ndërkohë, mësohet se te Paris SG edhe mesfushori 18-vjeçar Edouard Michut, gjithashtu ka dalë pozitiv me koronavirus, shtoi një burim, i cili nuk specifikoi kur dy lojtarët rezultuan pozitivë dhe sa do të zgjasë izolimi i tyre.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 18-vjeçar edouard michut achraf hakimit camp des loges covid-19 l'equipe paris sg real madrid 18-vjeçar edouard michut achraf hakimit camp des loges covid-19 l'equipe paris sg real madrid

Sondazh

Poll