Sport

Buffon: “Askush më mirë se Allegri, nuk di se çfarë i duhet Juves”

17 Korrik 2021, 14:16 Nga DOSJA

ITALI – Teksa është bashkuar me Parmën, klubin në të cilin Gianluigi Buffon donte të kthehej për t’i dhënë fund karrierës së tij, ai ka folur në mikrofonin e ‘SkySport’ edhe për kthimin e Max Allegri te Juvja dhe në ekipin kombëtar të Roberto Mancini, fitues i titullit kampion i Europës:

“Unë mendoj se Juvja, si ekip, i ka të gjitha kredencialet për t’u kthyer në fitimin e ‘Scudetto’-s. Vitin e fundit, shpesh u fol për një zhgënjim, pavarësisht fitores së Kupës së Italisë dhe Superkupës. Por pritshmëritë ishin të ndryshme dhe kështu kjo ndjenjë zhgënjimi mbeti. Tani ata do t’i kërkojnë Allegrit të fitojë ‘Scudetto’ dhe askush nuk e di se çfarë i duhet Juve, për t’u rikuperuar, më mirë sesa ai “.

Ndërsa, duke folur për ekipin kombëtar, ai është shprehur: “Chiellini dhe Bonucci nuk janë surpriza, ato janë pika referimi. Çdo kombëtare që respekton vetveten, ka nevojë për përvojën, qëndrueshmërinë dhe sigurinë e disa lojtarëve. Duke thënë, se për mua Verratti është një kampion dhe Jorginho është një futbollist i nivelit të lartë, surprizat ishin padyshim Chiesa dhe Donnarumma”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘skysport’ chiellini dhe bonucci chiesa dhe donnarumma gianluigi buffon jorginho max allegri te juvja roberto mancini verratti ‘skysport’ chiellini dhe bonucci chiesa dhe donnarumma gianluigi buffon jorginho max allegri te juvja roberto mancini verratti

Sondazh

Poll