Sport

“Sprint Qualifying”, risia e Formula 1 për të rikthyer spektaklin në pistë

17 Korrik 2021, 17:01 Nga DOSJA
“Sprint Qualifying”, risia e Formula 1 për të rikthyer

ANGLI – Formula 1 është gjithmonë në kërkim të risive, për t’u bërë edhe më tërheqëse për spektatorët, teksa një e tillë është edhe “Sprint Qualifying”, e cila do të përdoret për herë të parë në pistën e Silverstone, për Grand Prix të Anglisë. Kjo garë e re është konceptuar për të thyer rutinën e garave për “pole-position”.

Në garën “Sprint Qualifying” do të marrin pjesë të gjithë pilotët, që do të nisen sipas renditjes së kohës së vendosur në provat e lira, të cilët do të garojnë rreth 100 km, ose sipas përllogaritjeve, 17 xhiro pa asnjë “pit-stop” në pistën e Silverstonit.

Pikërisht renditja e pilotëve në garën “Sprint Qualifing”, do të përcaktojë edhe radhën e nisjes në garën zyrtare, të planifikuar një ditë më vonë. Tre pilotët e renditur në vendet e para do të marrin edhe pikë, duke nisur nga 3, 2 dhe 1 pikë.

Gara “Sprint Qualifing”, përpos premierës në pistën e Silverstone, për sezonin 2021 është përcaktuar që të aplikohet edhe dy herë të tjera në pista ende për t’u përcaktuar, me Monzën që është një nga kandidatet, për këtë risi.

Vetëm në fund të sezonit pritet që Formula 1 ta analizojë këtë dhe të vendosë, nëse do të përfshihet zyrtarisht në të gjitha garat e sezonit të ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “sprint qualifying” 17 xhiro pa asnjë “pit-stop” formula1 grand prix të anglisë në pistën e silverstonit “sprint qualifying” 17 xhiro pa asnjë “pit-stop” formula1 grand prix të anglisë në pistën e silverstonit

Sondazh

Poll