Sport

Tokyo në alarm! Peshëngritësi nga Uganda humb çdo gjurmë, autoritetet fillojnë kërkimet

17 Korrik 2021, 17:11 Nga DOSJA
Tokyo në alarm! Peshëngritësi nga Uganda humb çdo

JAPONI-Një atlet nga Uganda ka humbur gjurmët në Japoni, vetëm disa ditë para startit të Lojrërave Olimpike. Autoritetet në fakt po kërkojnë Julius Ssekitoleko, 21 vjeç, peshëngritës.

Sportisti nuk u paraqit në stërvitje dhe testin anti-Covid, madje ai nuk ishte as në dhomën e tij të hotelit.Më 19 qershor, dy anëtarë të ekipit të Ugandës rezultuan pozitivë në mbërritjen e tyre ntë Tokyo.

Kryebashkiaku i Izumisano-s Hiroyasu Chiyomatsu u shpreh se kishte marrw infermacione se sportisti ishte parë në një stacion treni. Agjencia e lajmeve Kyodo gjithashtu raportoi se atleti la një shënim në dhomën e tij të hotelit në lidhje me mosdashjen për t’u kthyer në shtëpi.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport julius ssekitoleko tokyo 2020 julius ssekitoleko tokyo 2020

Sondazh

Poll