Sport

Bonucci dhe Chiellini: “Ne vazhdojmë të hamë makarona… po ju?”

17 Korrik 2021, 14:56 Nga DOSJA
Bonucci dhe Chiellini: “Ne vazhdojmë të hamë

ITALI – Fitorja në “Euro 2020” vazhdon të lartësojë protagonistët dhe konfirmimi i fundit vjen nga Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, të cilët janë së bashku me pushime në Sardenjë. “Ne vazhdojmë të hamë makarona… po ju?” Kjo është fraza që shoqëron foton e dy shokëve të skuadrës. Në fund të ndeshjes Itali-Angli, mbrojtësi Bonucci bëri ironi me kundërshtarët e tij: “Ju ende keni për të ngrënë pak makarona…”.

Nuk është as e lehtë të harrohet një fitore historike, si ajo e Italisë në “Euro 2020”, të cilën mposhtën Anglinë brenda në shtëpinë e saj në “Wembley”. Giorgio Chiellini dhe Leonardo Bonucci të cilët, me pushime së bashku në Sardenjë, teksa botojnë në profilet e tyre sociale këtë fotot, duket ende përjetojnë entuziazmin e suksesit të tyre.

Ajo çka shkruhet në foto, i referohet ngacmimeve të Bonuccit në fund të finales kundër “Tre Luanëve” kur, gjatë festimeve euforike, ai u thirri të pranishmëve: “Ju duhet të hani edhe disa makarona. Ju ende duhet të hani disa”. Kampionët e Europës ndërsa pushojnë në plazhet e Sardenjës nuk harrojnë dhe disa thumbime për kolegët e tyre anglezë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “tre luanëve” euro 2020 giorgio chiellini itali-angli leonardo bonucci wembley “tre luanëve” euro 2020 giorgio chiellini itali-angli leonardo bonucci wembley

Sondazh

Poll