Sport

Brahim Diaz rikthehet përsëri te Milani. Gjithçka në rregull për Ballo-Touré

17 Korrik 2021, 15:48 Nga DOSJA

ITALI – Ekzaminimet mjekësore të mbrojtësit senegalez Fodé Ballo-Touré, të cilat ishin planifikuar fillimisht për këtë mëngjes, janë shtyrë për disa orë, sepse disa detaje të marrëveshjes me Monakon, nuk ishin përcaktuar ende. Pas ‘ngërçit’, klubi i principatës do të marrë 4 milionë plus shpërblime. Mbrojtësi anësor Ballo-Toure do të jetë në gjendje për t’u bashkuar me Milanin sa më shpejt.

Ndërkohë gjithçka është në rregull për Brahim Diaz, i cili zbarkoi në Itali në mëngjes, i gatshëm për të filluar sezonin e tij të dytë si një lojtar i Milanit. Ish-lojtari i Real Madrid arriti në aeroportin Linate, ishte mjaft entuziast për rikthimin e tij te kuqezinjtë: “Forza Milan, unë jam jashtëzakonisht i lumtur. Fanella me numrin 10? Do ta shohim. Jam shumë i lumtur, shumë i lumtur,”– u shpreh ai në aeroport.

Milani ka arritur një marrëveshje me Realin dy-vjeçare prej 3.5 milion euro, me të drejtën e shlyerjes prej 22 milionë euro dhe kundër shpengimit të vendosur në 27. Me huanë dy-vjeçare, kuqezinjtë do të jenë në gjendje të përfitojnë të avantazheve tatimore të dekretit të rritjes.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brahim diaz ish-lojtari i real madrid senegalez fodé ballo-touré brahim diaz ish-lojtari i real madrid senegalez fodé ballo-touré

Sondazh

Poll