Sport

VIDEO/ “Nuk e bëj dot”! Vialli nuk ndoqi asnjë nga penalltitë e Angli-Itali, momenti më emocionues i finales

16 Korrik 2021, 18:14 Nga DOSJA
VIDEO/ “Nuk e bëj dot”! Vialli nuk ndoqi asnjë nga

ITALI-“Nuk mund ta bëj, nuk mund ta shikoj”. Këto duhet të kenë qenë fjalët që i pëshpëriti Gianluca Vialli Roberto Mancinit në momentin që do të goditeshin penalltitë në finalen Angli-Itali. Disa imazhe tregojnë qartë se si ish-sulmuesi e përjetoi atë moment.

Është një nga skenat më të bukura dhe emocionuese të dokumentarit “Sogno Azzurro” transmetuar në Rai i cili tregon, hap pas hapi, prapaskenat e aventurës së përjetuar nga përfaqësuesja e kaltër në këtë Europian.

Gianluca Vialli nuk pa asnjë nga goditjet e penalltive, në goditjen e fundit të Saka-s, Vialli kthen kokën drejt ekranit të madh, merr një vështrim për të parë se çfarë ka ndodhur, heziton të festojë,por kur sheh të gjithë lojtarët, Vialli vrapon të përqafojë Roberto Mancinin mes lotëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 italia vialli euro 2020 italia vialli

Sondazh

Poll