Sport

Tokyo 2020/ Shtretër ekologjikë dhe ‘anti-seks’, organizatorët parandalojnë mardhëniet midis atletëve

16 Korrik 2021, 17:48 Nga DOSJA
Tokyo 2020/ Shtretër ekologjikë dhe ‘anti-seks’,

JAPONI-2020 ishte një vit i tmerrshëm në Japoni ashtu si në pjesën tjetër të botës. Pandemia ka lënë gjurmën e saj, duke e detyruar komitetin organizues të bëjë pa publikun për Lojërat Olimpike të Tokyo-s. Qyteti është gati të presë aktivitetin madhor por nuk dëshiron të lërë asnjë gur pa lëvizur. Objektivi: të përfundojnë Lojërat Olimpike dhe të minimizojmë rrezikun e infektimit.

Asgjë nuk i lihet rastësisë. Përfshirë dhomat. Shtretërit në fshatin Olimpik ku do të qëndrojnë sportistët janë krijuar për të larguar infeksionet por edhe ndonjë “natë të nxehtë”.

Sipas gazetës argjentinase Olé, organizatorët kanë vendosur rreth 18,000 shtretër kartoni në dhoma të ndryshme, të dizajnuara në mënyrë që atletët të mund të flenë,por që prishen nëse mbajnë një peshë më të madhe se sa tregohet.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport olimpiada tokyo 2020 olimpiada tokyo 2020

Sondazh

Poll