Sport

Ideja e çuditshme e Arabisë Saudite, ofertë Italisë për të organizuar së bashku Botërorin 2030

16 Korrik 2021, 17:20 Nga DOSJA
Ideja e çuditshme e Arabisë Saudite, ofertë Italisë

ITALI-Arabia Saudite po konsideron një ofertë të përbashkët për të organizuar Kupën e Botës 2030, me kampionët e rinj të Evropës, Italinë. Paraqitjet e përbashkëta tani inkurajohen pasi ato zvogëlojnë barrën financiare për shtetin organizator. Duke nisur që nga viti 2026 Kupa e Botës do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara me pjesëmarrjen e 48 ekipeve me 80 ndeshje për të luajtur.

Me ambicien për të pritur këtë event, duke qenë se Katari do të presë atë të vitit 2022, Arabia Saudite – siç raportohet nga The Athletic – i është drejtuar firmës ndërkombëtare të konsulencës Boston Consultancy Group, me seli në Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa kjo e fundit ka sugjeruar një bashkë-organizim me Egjiptin dhe Marokun, niveli i infrastrukturës paraqet një problem dhe shqetësimet mbeten në lidhje me suksesin komercial të turneut, ndikimin në ekonomitë e vendeve dhe çështja e sigurisë.Një partner evropian do të dukej më i sigurt dhe Italia mund të ishte kandidatja ideale. Athletic kujton, në fakt, se Italia dëshiron të presë edhe një herë Kupë Bote, pas vitit 1990.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arabia saudite italia kupa e botes arabia saudite italia kupa e botes

Sondazh

Poll