Bota

Protesta në Kosovë për ‘tiketat ngjitëse’/ Policia arreston me dhunë aktivistët, pamjet janë aq ‘brutale’ sa i fs

16 Korrik 2021, 15:36 Nga DOSJA
Protesta në Kosovë për ‘tiketat ngjitëse’/

KOSOVË– Ditën e sotme janë zhvilluar protesta në Kosovë për kundërshtimin e taksës prej 5-eurosh për tiketën ngjitëse në automjet dhe dhënien e tenderit për vetëm një kompani.

Protesta ishte e organizuar nga ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosjes, por policia ka ndërhyrë duke arrestuar 8 aktivistë të Partisë Socialdemokrate dhe nga pamjet e fotografuara nga protestuesit, duket që policët ka shfaqur shenja agresiviteti ndaj tyre. Edhe ‘facebook’ i konsideron fotot e arrestimit të ndjeshme për një pjese të lexuesve, dhe ka vendosur që t’i mbulojë.

Janë arrestuar me forcë edhe aktivistë të tjerë të PSD-së, përfshirë Molliqajn, Frashër Krasniqin, Teutë Rrustën e Zgjim Hysenin.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anë të një postimi në ‘facebook’ është shprehur se e përkrah protestën e sotme të aktivistëve të PSD-së për monopolin e ri me tiketat ngjitëse. Ai tregon se, sa ishte ministër i Infrastrukturës, nuk e nënshkroi kontratën.

(e.k/dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosove protesta ne kosove tiketa ne automjet kosove protesta ne kosove tiketa ne automjet

Sondazh

Poll