Bota

‘Nuk jam më fëmijë’/ Prindërit nuk e lejuan të bënte vaksinën, 17-vjeçari italian i sfidon ligjërisht…

16 Korrik 2021, 15:32 Nga DOSJA
‘Nuk jam më fëmijë’/ Prindërit nuk e lejuan

ITALI– Një 17-vjeçar në Itali ka paditur prindërit e tij, pasi nuk e lejuan që të injektohet me vaksinën anti-COVID. Ai donte të vaksinohej, por prindërit e tij nuk ranë dakord me të birin duke mos e shoqëruar për t’u vaksinuar. 

Sipas mediave italiane, Matteo tha në përballjen me prindërit se mund të merrte vetë vendime lidhur me jetën e tij: Nuk jam më fëmijë!

Pas një përplasjeje në Gjykatë, prindërit janë detyruar që të japin pëlqimin e tyre duke hequr çdo përgjegjësi për çdo efekt të kundërt që mund të shkaktohet nga bërja e vaksinës.

Kohët e fundit shumë persona kanë zgjedhur që të mos vaksinohen pasi besojnë se do të kenë efekte anësore nga injektimi, në vend që të krijojnë umunitet nga pandemia e koronavirusit. Të pavaksinuarit janë kthyer në “dhimbje koke” për zyrtarët e vendev pasi shihen si tranmetues të pandemisë.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni itali koronavirusi ne itali itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll