Bota

“Paralajmërimi i frikshëm”/ ECDC për Covid19: Pritet të pesëfishohen rastet deri në fillim të gushtit

16 Korrik 2021, 14:24 Nga DOSJA
“Paralajmërimi i frikshëm”/ ECDC për Covid19: Pritet

BRUKSEL-Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), ka paralajmëruar se deri me datën 1 gusht, numri i rasteve të reja nga Covid-19 mund të pesëfishohet.

Mediat bëjnë me dije se ECDC vlerëson se në javët në vijim Bashkimi Europian, Norvegjia dhe Islanda do të regjistrojnë më shumë se 420 raste të reja për 100,000 qytetarë, pothuajse pesë herë më shumë se javën e kaluar kur shifrat arritën në 90 raste për 100,000 qytetarë.

Sipas agjencisë, javën e fundit ka pasur një rritje të rasteve me 63% në BE, shumica e të cilëve i përkasin grup moshës 15 deri në 24-vjeç.

Gjithashtu Qendra Europiane e Barnave thekson se pandemia ende nuk ka mbaruar, ndërsa i bën thirrje qytetarëve që nuk janë vaksinuar të mos hezitojnë, por të vaksinohen.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid-19 ecdc rastet me covid do tw 5-fishohen covid-19 ecdc rastet me covid do tw 5-fishohen

Sondazh

Poll