Bota

MPJ në Kosovë lajmëron se nuk ka asnjë shtetas të vdekur nga përmbytjet në Evropën Perëndimore

16 Korrik 2021, 13:48 Nga DOSJA
MPJ në Kosovë lajmëron se nuk ka asnjë shtetas të

KOSOVË -Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, njofton se nga informacionet që janë mbledhur nga misionet e Republikës së Kosovës në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Luksemburg dhe Zvicër, nuk ka asnjë të dhënë për viktima ose të lënduar nga përmbytjet.

Nga raportet e misioneve të Kosovës në këto shtete, deri sot në mesditë (e premte, ora 12:00), është kontaktuar në dy raste Ambasada e Kosovës në Berlin si dhe Konsullata e Përgjithshme në Dyseldorf, të cilat kanë arritur të asistojnë në dy raste në identifikimin e një familjeje dhe një personi tjetër, të cilët kishin rezultuar të humbur në rajonet e prekura nga përmbytjet. Për të dy rastet ambasada dhe konsullata e Kosovës kanë qëndruar në kontakt me autoritetet gjermane si dhe familjarët e personave në Kosovë deri në identifikimin e tyre, dhe sigurimin që janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

MPJD-ja do të informojë në vazhdimësi opinionin publik lidhur me situatën dhe zhvillimet në raport me emigrantët e Kosovës në të gjitha zonat e përmbytura në Evropën Perëndimore.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosove permbytjet ne gjermani kosove permbytjet ne gjermani

Sondazh

Poll