Bota

A ishte një mesazh biblik?/ Rrufeja shkatërron muralin e George Floyd në Ohio

16 Korrik 2021, 15:10 Nga DOSJA
A ishte një mesazh biblik?/ Rrufeja shkatërron muralin e George Floyd

SHBA-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku muri me tulla ku ishte i pikturuar imazhi i George Floyd gjatë protestave anti-raciste për vrasjen e tij, është shembur ditën e mërkure nga rrufeja.

Mediat raportojnë se filimisht njerëzit dyshonin se portreti i George Floyd ishte vandalizuar por dëshmitarët pohuan se ishte prishur nga goditja e rrufesë. Autori i veprës së artit, David Ross ka thënë se kur e pikturoi para një viti është kritikuar shumë madje ka marrë edhe kërcënime. 

Një mur me tulla i zbukuruar me imazhin e viktimës George Floyd, është kthyer në një pirg tullash të thyera në Toledo, në shtetin amerikan të Ohio. Murali i Floyd, i titulluar ‘Take A Breath’ (Merr një frymë), u ndërtua para një viti në shenjë proteste anti-raciste për vrajen e Floyd. Në komentin e tij mbi ngjarjen, karikaturisti i famshëm politik amerikan Ben Garrison, shkruante: “Mesazh biblik … murali i George Floyd në Toledo Ohio goditet mu në ballë nga rrufeja … nuk kisha parë kurrë një rrufe të sillej në këtë mënyrë”.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota george floyd piktura e floyd ne murin me tulla vrasja e george floyd george floyd piktura e floyd ne murin me tulla vrasja e george floyd

Sondazh

Poll