Bota

I dënuar përjetë për vrasjen e studentes greke! Shqiptari Aleksandër Luca i dedikohet fesë, vetëm lexon libra dhe falet

16 Korrik 2021, 13:26 Nga DOSJA
I dënuar përjetë për vrasjen e studentes greke! Shqiptari

GREQI– 20-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca ndodhet në burg duke vuajtur dënimin për përdhunimin dhe vrasjen e studentes Eleni Topaloudi disa vite më parë.

Burime nga mediat greke brenda qelisë së burgut bëjnë me dije se shqiptari i është dedikuar tërësisht fesë dhe gjithë kohën e kalon duke lexuar libra fetarë. Madje u tregon të gjithëve se si është penduar.

Aleksandër Luca është dënuar për jetë dhe 15 vite burg shtesë për vrasjen e studentes greke Eleni Topaloudi në ishullin Rodos . Ai gjithashtu akuzohet për përdhunimin e një vajze me aftësi të kufizuara.

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinjtë, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det.

Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det. Nga ekspertiza rezultoi se në momentin kur ishte hedhur në det, e reja ishte ende gjallë por ishte mbytur në det pasi nga dëmtimet e marra nuk kishte mundur që të notonte. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander luca eleni topaloudi perdhunimi dhe vrasja e studentes ne greqi vrasja e studentes greke aleksander luca eleni topaloudi perdhunimi dhe vrasja e studentes ne greqi vrasja e studentes greke

Sondazh

Poll