Sport

‘Ka qenë një bir k***e’/ Publikohen AUDI-PËRGJIMET e Presidentit të Realit për Figon

16 Korrik 2021, 09:29 Nga DOSJA
‘Ka qenë një bir k***e’/ Publikohen AUDI-PËRGJIMET e

SPANJE – Nuk ka fund skandali i përgjithmeve te Reali i Madridit. Prej ditësh mediat spanjolle paralajmëronin një sjellje dhe deklarata ofenduese, që bënte presidenti aktual Florentino Perez ndaj ish-figurave të skuadrës madrilene.

“El Confidencial” po publikon disa nga audio-përgjimet ku përmenden emra të ndryshëm që dikur kanë veshur fanellën “Los Blancos” si Casillas, Raul, Del Bosque, Ronaldo e Mourinho.

Nuk ka shpëtuar as Luis Figo, për të cilin Perez ka akuza të forta dhe me një fjalor banal. Ai mes të tjerash dëgjohet të thotë:

“Figo është ai që e shk**dhen ekipin. Më i miri ka qenë Zidane, pa asnjë dyshim. Figo ka qenë një bir k***e, si Raul. Dy më të këqijtë kanë qenë Figo dhe Raul.

Kur erdhi Figo u bë shok me Raul dhe së bashku me Hierron ishin në krye të grupit dhe komandonin dhomat e zhveshjes. Budallai Del Bosque nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte”.


B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll